Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka festuar dje 39-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar për të dhe gjithë njerëzit e dashur të tij, Juli ka zgjedhur të ndajë disa foto shoqëruar me falenderimet për të gjitha fjalët e mira nga ndjekësit.

 

“Faleminderit…! Sot në 15 shtatorin e 39-të jetës sime ndjehem tm errë sisht mire, ndjehem i vlerësuar, i respektuar, i sigurtë dhe shume i llastuar. E gjithë kjo ndjesi vjen nga fjalët tuaja të mira të rreshtuara nëçdo urim, qe dërguat sot drejt meje me të gjitha mënyrat. Ju jam mirënjohës.

 

Për mua, raporti i drejt për drejt dhe i sinqertë me ju, është jetik, vlen aq shumë sa nuk thuhet me fjalë. Ju kam shumë përzemër. Jeni më të mirët…!”, ka shkruar Juli krah postimit të fundit në rrjetet sociale ku kanë vazhduar urimet për ditëlindjen.