Ditën e sotme do të ketë një mot të kthjellët dhe me vranësira në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb temperaturat maksimale sot do të shkojnë në vendet e ulëta deri në 37 gradë, ndërsa ato minimale do të shkojnë deri në 14 gradë.

 

PARASHIKIMI:

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme do të dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, ndërsa nata sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

 

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

 

Europa Lindore vijon në ndikimin e motit të vranët dhe shirave afatshkurtër. Po ashtu brigjet e Italisë do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do sjelli rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në jug të saj. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë pjesën tjetër të kontinetit.