“Dje ta urova ditëlindjen, sot ma copëtove zemrën”, mesazhi prekës i të afërmes për vajzën që humbi jetën në aksidentin tragjik

Një aksident tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit i mori jetën dy vajzave të reja mbrëmjen e kaluar.

Ndërsa Denisa Dibra dhe Nervida Garunja luftojnë me vdekjen në spitalin e Traumës, familjarët vuajnë humbjen e Lusinda Garunjës dhe Xheneta Qallias.

Tezja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim mjaft prekës për mbesën që njhë ditë më parë festonte ditëlindjen dhe sot shkoi në botën tjetër.

“Ylli tezes dje ta uroj tezja ditelindjen; sot ja ke coptuar zemren tezes; ylli tezes do te mbetesh gjithmon ne zemren time; sot shkove ne boten tjeter o engjell i bukur qofsh lule ne xhehnet” shkroi Suzana Paljevic.

Aksidenti tragjik u shkaktua nga shoferi Behar Pema, i cili po drejtonte në gjendje të dehur automjetin tip “Benz” dhe u përplas me makinën e vajzave.

Nervida Garunja, një nga vajzat që ndodhet në gjendje të réndë në spitalin e Tráumës ka arritur të flasë për áksidentin trágjik dhe ka rrëfyer se Behar Pema, 58-vjeçari që tashmë është vënë në pranga ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe áksidentin.

“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...