Pas aludimeve se edicioni i dytë i “Hell’s Kitchen Albania” ishte edhe i fundit, shefi i kuzhinës Renato Mekolli tregoi se fjalët ishin të pavërteta. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai është përgatitur për sezonin e tretë të emisionit të gatimit, i cili tashmë e ka edhe një datë të nisjes së transmetimit.

 

Në një postim në Instagram, Renato ka lajmëruar për rinisjen e “Hell’s Kitchen”, që do ta shohim më 2 tetor në orën 21:00.

 

“Hell’s Kitchen Albania 3 Në dt 2 Tetor,e Premte ora 21:00 Të gjithë shikojnë show-n më të madh të gatimit dhe pz shijojeni dhe mjaft u moret me sa pjata thyej,se do vazhdoj të thyej e kam marr parasysh nga momenit i parë që solla këtë emision. Love you ❤️”- shkruan shefi i kuzhinës krahas videos.