I fyen dhe nuk u jep role/ Largohen te revoltuar edhe dy aktore të Portokallisë: Nuk punojmë dot me Altin Bashën

Portokallia është spektakli i humorit që transmetohet çdo të diel në ekranin e Top Channel.

Prej disa vitesh ky spektakël po përballet me largimin e shumë aktorëve, ku së fundi bëhet me dije se janë larguar edhe dy të tjerë. Mësohet se Renada Caci, aktorja e njohur e Portokallisë e cila njihet me rolin e “Luzes” ka dhënë dorëheqjen.

Ajo ka njoftuar largimin nëpërmjet një postimi në Instagram, ku falenderon drejtuesit e Top Channel, por jo Altin Bashën, regjisorin.

Bëhet me dije se konflikti me të është edhe arsyeja e largimit, pasi Basha është sjellë shumë keq me aktoren, madje edhe duke e ofenduar. Gjithashtu nga stafi i aktorëve është larguar edhe Egla Ceno, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Edhe për Cenon thuhet se konflikti me Bashën dhe mungesa e një roli ka sjellë largimin e saj.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Basha është bërë problem për spektaklin e humorit, pasi shumë aktorë janë larguar prej tij. Agron Llakaj, Jul Deda, Erion Isai, Bes Kallaku dhe Delinda Disha kanë dhënë dorëheqjen pas problemeve me regjisorin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...