‘Jam penduar që kam folur për jetën private’, çfarë e bëri Nevina Shtyllën të ndërrojë mendje

Sa herë përballej në intervista, në komunikim me fansat apo edhe kur gjente hapësira në programet e saj, Nevina Shtylla e tregonte hapur statusin e saj, duke thënë se është në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe ndihet komode. Por diku një foto pa dëshirë, diku një spekulim e disa lajme pas tyre, e kanë bërë Nevinën të pendohet që është treguar e hapur me publikun.

 

Gjatë kësaj vere, moderatorja e njohur e ekranit e gjeti veten në titujt rozë për raportin e saj, profilin e të dashurit, madje edhe për një ndarje me të.

 

E ftuar në “Wake Up”, në Top Channel, e pyetur për lidhjen e saj, Nevina tha se nuk ka ndër mend më të flasë për këtë gjë. Arsyeja, shtoi ajo, është abu zimi që është bërë me këtë pjesë nga disa portale. Kështu, edhe një herë tjetër për raportin privat, ajo tha:

 

Do vazhdoj të them atë që kam thënë dhe që u ka dhënë shkas këtyre thashethemeve. Është një pjesë e jetës sime që unë preferoj ta mbaj personale dhe private. Problem është që unë edhe jam treguar e hapur, jam shprehur që jam në një marrëdhënie, kam qenë komode etj. Sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë më pas në ekran, normalisht jam penduar dhe tashmë nuk kam ndër mend më të them asgjë.

 

E pyetur nëse sinqeriteti i ka prishur punë, ajo kundërshtoi: “Nuk prish punë sinqeriteti, problemi është tek abu zimi që bëhet më pas, dmth edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka më tepër përveç anës profesionale, sepse ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që unë zbuloj diçka, nuk ka nevojë të abu zohet më pas me atë pjesë. derisa ab uzohet, e mbyllim dhe rrimë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...