Kështu nuk e keni parë! Albana Osmani fotografohet si asnjëherë më parë në rrugë: Do habiteni!

Ajo ka qëndruar prej disa kohësh larg televizionit. Edhe pse me një karrierë të gjatë në ekran, Albana Osmani ka zgjedhur të bëjë ‘pushim’ duke iu përkushtuar projektit të saj “Ti je një lule dielli”.

 

 

Pas gjithë kësaj pauze, duket se fansat duan ta shohin përsëri moderatoren në ekran. Pak muaj më parë, përmes “Instastory”-t asaj i është bërë pyetja se kur do ta shohin përsëri në televizion.

 

Albana i ka surprizuar fansat, duke u dhënë lajmin e papritur: “Televizioni sot në mendësinë time është i shkarkuar nga vëmendja në rang global, pasi bota online ka shpërthyer në një progres të pabesueshëm. Televizioni sërish mbetet dashuri dhe pasion për mua. Kam plane”.

 

Albana Osmani ka drejtuar disa emisione dhe spektakle gjatë karrierës së saj dhe dukej se do të vazhdonte me të njëtin intensitet. E megjithatë, deri tani nuk duket të jetë e përfshirë në ndonjë projekt televiziv.

 

Paparazzi ynë e ka fotografuar pak ditë më parë duke ecur në rrugët e Tiranës. Në përditshmërinë e saj, Albana preferon veshje tejet sportive dhe shumë të rehatshme.

 

Duhet thënë se edhe kështu, Albana duket shumë bukur. Ne urojmë që ta shohim përsëri në rolin e moderatores në ndonjë projekt interesant.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...