Celularët iPhone 12 duket se do të jenë më të kushtueshëm se iPhone 11, tregon një raport i ri.

 

Pritej që çmimi i iPhone 12 të ishte më i ulët, por s’ qenka kështu. Më poshtë mund të shihni listën dhe do e kuptoni që çmimet janë goxha të kripura.

 

Çmimet e iPhone 12 fillojnë nga 699 dollarë (585 euro) në 749 dollarë (630 euro) dhe shkojnë në 1,149 dollarë (960 euro) dhe 1,199 dollarë (1,000 euro) për iPhone 12 Pro Max.