Mos u gënjeni nga shiu sot, shtatori plot diell dhe kohë fantastike për të vijuar plazhin

Mëngjesi i sotëm na ka gjetur me rreshje shiu dhe vranësira, mirëpo kjo situatë pritet të jetë kalimtare.

 

Ditën e sotme në një lidhje direkte për Ora News ka qenë meterologia Adiola Bani tregoi se pse pati zhvillime të menjëhershme të vranësirave.

 

“Kjo ka ndodhur si pasojë e zhvillimit të menjëhershëm të vranësirave duke qenë se kemi patur ditë me temperatura shumë të larta dhe kjo ka bërë të mundur që avullimi të jetë shumë i lartë dhe prandaj kemi patur rreshje”– thotë ajo.

 

Në orët e mesditës presim një përmirësim të ndjeshëm të kushteve klimatike, duke bërë që në vazhdim të kemi kryesisht një mot të kthjellët. Përjashtuar zonat malore të cilat gjatë pasditeve të ketë zhvillim të vranësirave lokale dhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

 

Ndërsa, bregdeti do të vijojë të mbetet me kthjellime dhe do të kemi rritje graduale të temperaturave krahasuar me ato të ditës së sotme ku kemi patur një ulje të ndjeshme të tyre.

 

Vlerat maksimale kanë zbritur deri në 33-34 ℃. Nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi rritje graduale, të cilat gjatë fundjavës do të arrijnë 36℃.

 

Muaji shtator pritet të jetë i nxehtë dhe i thatë, me temperatura shumë herë më të larta se vlerat normale. Dy javët e para të shtatorit temperaturat pritet të arrijnë vlerat 38 ℃.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...