Djali 5 vjeçar shpëton mamanë e tij duke thirrur numrin e shkruar në ambulancën e lodrave

Një 5 vjeçar është kthyer në “hero” të nënës së tij duke i shpëtuar jetën.

 

Pasi gjeti të ëmën shtrirë në dysheme Josh nuk u mendua dy herë por mori telefonin e tij në shtëpi dhe telefonoi 112, numrin e urgjencës që ai e kishte parë në ambulancën e tij të lodrave.

 

Ai më pas u vendos në kontakt me një oficer policie dhe ishte në gjendje të ngrinte alarmin.

 

Policia e Telford në Shropshire (Britania e Madhe) e falenderoi fëmijën për gjestin e tij.

 

Siç raporton BBC, komandanti i Policisë Lokale Jim Baker tha se “Josh ishte shumë i guximshëm. Ai qëndroi në linjë ndërsa ne arritëm të shkonim në shtëpinë e familjes dhe të sigurohemi që nëna e tij mori ndihmë mjekësore. Josh tashmë ka treguar se ai do të jetë një oficer i shkëlqyer i policisë dhe ne shpresojmë ta shohim përsëri kur ai të mbushë moshën për të qenë një rekrut i ri”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...