Drejt fundit të stinës së verës, mësoni si parashikohet moti për 15 ditët e para të shtatorit

Megjithëse verës po i vjen fundi, Meteoalb bën me dije se të gjithë ata që i kanë lënë pushimet për në fund do të kenë mundësi të shijojnë motin e ngrohtë edhe pas ardhjes së shtatorit.

 

Sa i përket kësaj fundjave, për ata që duan të pushojnë kushtet do të jenë më se të favorshme. Do të kemi mot me kthjellime gjatë gjithë fundjavës. Temperatura do të jenë të larta ndërsa vlera maksimale gjatë orëve të ditës pritet të jenë 38-39 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territorit të vendit

 

Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se nuk do të kemi as probleme sa i përket erës, ata që kanë rezervuar pushimet, mund ta shijojnë detin të qetë.

 

Në fillim të shtatorit, sipas Meteoalb, në datat 31 gusht, 2-3 shtator do të kemi prani të vranësirave, herë pas here mund të ketë reshje të pakta. Po ashtu pritet edhe një freskim i motit.

 

Por, pas datës katër do të kemi një rritje graduale të temperaturave deri në 35 gradë celsius. Pra mesa duket, 15 ditët e para të shtatorit do të keni mundësi që t’i shfrytëzoni për pushime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...