Gazetaret shqiptare janë fajësuar për paraqitje provokuese.

 

Dy ditë më parë u luajt nê kryeqytet ndeshja mes Tiranës dhe skuadrës serbe, Crvena Zvezda, që u mbyll me fitoren minimale të kësaj të fundit.

 

Mirëpo skuadra e Tiranës dominoi gjithë lojën dhe u përfaqësua denjësisht. Mediat serbe ia vënë ‘fajin’ moderatoreve shqiptare që skuadra e tyre nuk luajti mirë.

 

“Asnjë incident nuk u regjistrua në stadium. Ndeshja u luajt pa praninë e audiencës dhe organizatorët u siguruan që gjithçka në fushë të shkonte sa më mirë, transmeton intv. Pjesëmarrësit në ndeshje mund të provokoheshin vetëm nga gazetaret shqiptare, të cilat dogjën stendat e stadiumit në Tiranë”, thekson artikulli.

 

Gazeta “Kurir” shkruan gjithashtu se gazetaret provokuese nga Shqipëria ndezën imagjinatën e lojtarëve në fushë. “Ndoshta ato janë arsyeja pse lojtarët e Zvezda dukeshin të hutuar gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Nëse po, ne i kuptojmë plotësisht ato”, thuhet në artikull.