Pas përzgjedhjes nga baza demokrate për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Jozefina Topalli ka refuzuar të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.

Me këtë akt ish-deputetja e Shkodrës bën automatikisht përjashtimin e saj nga faza e dytë e proçesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga selia blu.

Në udhëzimin e Partisë Demokratike thuhet se mosdorëzimi në kohë i formularit të deklarimit nënkupton heqjen dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm dhe Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve e heq personin e propozuar nga baza nga lista e kandidatëve, të cilët i nënshtrohen fazës së dytë.

Jozefina Topalli u shpreh se:

“Partia nuk demokratizohet as me formularë, as me komisione. LB ka përçarë e shkatërruar PD-në. Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte, nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës,

LB duhet të largohet nga kryetari i partisë. Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pa komisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”.