Rektori i Univesitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata duket si nuk i ka marrëdhëniet e mira me maskën. Ditën e djeshme gjatë takimit me presidentin Ilir Meta, Gjata u fotografua duke fshirë djersët me maskën që kishte vendosur në fytyrë duke u bërë viral në rrjet.

 

Ndërkohë sot, në faqen e Univeritetit të Mjekësisë është publikuar një fotografi ku duket Gjata me disa persona të tjerë që festojnë emërimin e dekantit, Xheladin Draçini.

 

Postimi në Facebook

 

Foto kjo e cila bie ndesh me gjithë këshillat që janë dhënë nga mjekët epidemiolog për t’i qëndruar larg pandemisë së koronavirusit. Edhe pse është pjesë e task-forcës anti-covid, Gjata këshillat duket se i jep për të mirën e qytetarëve, pasi vetë duket se është “imunizuar”.