Aktori shkodran Agron Dizdari

Agron Dizdari lindi me 22 gusht 1949 ne Shkoder. Ka mbaruar studimet per Histori e Gjeografi ne Insitutin “Luigj Gurakuqi” ne qytetin e tij te lindjes.

 

Me pas eshte diplomuar ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane per aktrim. Menjehere pas diplomimit i bashkohet trupes se teaterit legjendar “Migjeni” te Shkodres, dhe duke filluar qe nga viti 1968 luan nje numer te konsiderueshem shfaqesh ne kete institucion.

 

Nepermjet shume shfaqjesh perkrah ikonave te skenes se ketij Teatri, nuk mund te lihen ne harrese dramat si “Ceshtja e Blertes” apo dhe ajo me e famshmja “Gjaku i Arberit” ku mbahet mend tek spektatori mjaft mire edhe pse ne role episodike; Kontributi i tij ne gjinine teatrore ka vazhduar edhe mbas viteve 2000, si psh me: “Ylli I drites” ; “Kandili i argjandte” ; “Shen Gjon kryepremi”.

 

Po keshtu nje kontribut te konsiderushem ka dhene edhe ne kinematografi ne filmat e kinostudios. Deputon ne moshen 24 vjecare ne filmin Operacioni “Zjarri” ne vitin 1973 ku interpreton ne kete film me artiste te medhenje te skenes sone si Ndrek Luca e Tinka Kurti, Llazi Serbo etj.

 

Dy vjet me vone luan ne rolin e nje mesuesi tek filmi “Lume drite” (1975) . Me pas vijon ne vitin 1976 – “Thirrja” ne vitin 1979 , tek televizivi “Ditët që sollën pranverën”; “Nusja” ne vitin 1980 ; 1981 –“ Një natë pa dritë” etj. Ne vitin 2002 ka nje rol ne filmin “Women without wings” , po keshtu interpreton ne 2012 tek “Shqipe” me regji te Greta Zenelajt. Ka marre pjese edhe ne disa emisione te ndryshme artistike me teme poezine duke interpretuar ne recitim.

 

Agron Dizdari me nje karriere te gjere tashme rreth 40 vite aktualisht vazhdon te ushtroje profesionin e aktorit kryesisht ne teatrin “Migjeni”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...