‘Tërbohet moti/ Koha e keqe godet Italinë, breshëri e stuhia shkatërrojnë gjithçka (FOTO)

Rajoni i Venetos në Itali është godi tur nga një stuhi e frikshme, që ka shkaktuar dëme të mëdha sidomos në provincën e Veronas, Vicenza e Padova.

Moti i keq ka prekur rajonin prej pasdites së djeshme, ku zona më e goditur është Verona, me përmby tje të rrugëve, makina që notojnë në ujë dhe pemë të rrëzuara në tokë.

Zona të ndryshme të qytetit janë dëmtuar, duke nisur nga qendra historike deri në Veronetta, një zonë që është goditur vazhdimisht nga stuhitë edhe javët e fundit.

Stuhia është shoqëruar dhe me breshër kokërr madh, siç shihet në foto, që ka mbuluar rrugët me një mantel të bardhë, ndërsa rrugë të tjera uji ka kaluar mbi një metër e gjysmë.

Zjarrifikësit raportojnë për mbi 500 pemë të rrëzuara. “Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe kjo mund të jetë një mrekulli”, thonë zjarrfikësit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...