Ja kur rikthehet dielli/ Moti vjen me “surpriza”, rikthehen sërish reshjet e shiut dhe vranësirat

E marta sjell reshjet e shiut dhe uljen e temperaturave.

Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, pasi të mërkurën moti i kthjellët dhe dielli do rikthehet sërish. Për sa i përket shtatorit, meteorologjia, Adiola Bani thotë për Report Tv se vlerat termike 10 ditshin e parë të këtij muaji, do të jenë 7-8 gradë më të larta se normalja

“Dita e sotme do vijoje të jetë me temperatura të larta si fundjava që lamë pas. Temperaturat do ngjiten ën 38-39 gradë celsius. Zonat malore gjatë pasdites do të ketë rrebeshe lokale. Dita e martë do kemi ardhjen e një sistemi vranësirash.

Do na sjellin reshje të konsiderueshme. Situata do vijoje deri pasdite. Do ketë dhe rënie të temperaturave. Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijmë do kemi përmirësim. Ky gusht do të mbyllet me 36 deri ën 37 gradë celsius. Gushti i sivjetshëm krahasuar me vjet ka qenë më i freskët. Vjet kemi pasur disa qarkullime të masave ajrore nga veriu i Afrikës.

Temperaturat vjet kanë shënuar 42 deri 43 gradë celsius. Ndërsa sivjet nuk kemi pasur temperatura më të larta se 39 gradë celsius. Për sa i përket reshjeve gjatë gushtit të 2019 nuk kemi pasur reshje fare.

Këtë vit ka pas prezencë të shpeshtë të reshjeve. Për 10 ditshin e parë të shtatorit kemi kryesisht mot të kthjellët. Presim vetëm në zonat malore që të kemi reshje të pakta të izoluara. Presim temperatura me temperatura 35 deri në 36 gradë celsius. Temperaturat normale janë 28-29 gradë. Domethënë 7-8 gradë më shumë se sa normalja”, tha meteorologjia, Adiola Bami.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...