Ka rezultuar pozitiv me koronavirus gazetari i AbcNeëws në Lezhë, Gjergj Figuri.

Gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mësohet se qëndron prej 8 ditësh i karantinuar në shtëpinë e tij.

Figuri kishte bërë tamponin për koronavirus 4 ditë më parë, por vetëm ditën e sotme atij i është dhënë përgjigja se ka rezultuar pozitiv.

Gazetari ka respektuar rregullat dhe nuk ka dalë nga shtëpia, duke dhënë shembullin se si duhet të sillen personat që kanë simptoma COVID-i.