‘Ramë pa ndenja në ujë!’/ Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, flet Indrit Bajraktari: S’mbaj mend gjë, doja të ikja se … (NJOHJA)

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë duke e prangosur dhe denuar ne qeli për Indrit Bajraktarin, i cili aku.zohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vdekjen e 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë.

Bajraktari është personi i fundit me të cilin dyshohet të ketë pasur kontakt e mitura para se të ndë.rronte jetë në mes të detit me një palë çelësa motori uji të varura në qafë.

Gjatë seancës, Bajraktari ka folur para togave të zeza duke treguar se vajzën e kishte njohur nga e motra, e cila jetonte në Angli dhe se nuk e dinte që ishte ende e mitur. Sa i përket vdekjes së saj, 25-vjeçari ka pretenduar se nuk mban mend asgjë pasi sipas tij për më shumë se 40 minuta ka qëndruar në ujë pa ndjenja.

“Kemi rënë të dy pa ndjenja në detin Adriatik. Jemi rr.ëzuar nga motori dhe nuk e mbaj mend se çfarë ndodhi. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Erdhi një çift tjetër me motor uji. Më thanë se po kërkonin ndihmë se ata ishin dy persona dhe se nuk kishte vend për mua.

Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. S’di si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës. Motra e vajzës jeton në Angli dhe njihemi prej saj. Kam menduar se vajza është 18 vjeç ndaj dhe kemi dalë,”-është shprehur i riu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...