Mbytja e të miturës në Velipojë, zbardhet dëshmia e nënës në Polici

E ëma e Enisa Dodës është shprehur në polici se e bija, nuk e kishte sqaruar për marrëdhënien që ka patur me Indrit Bajraktarin.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se nëna është shprehur në polici se “Enisa më tha se do të dilte të pinte kafe me një shok për ta takuar dhe unë i kam thënë në rregull”.

Ky ka qenë deklarimi i nënës së të miturës, e cila humbi jetën tragjikisht pas një xhiroje me motor uji në plazhin e Velipojës me 25-vjeçarin, Indrit Bajraktari.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020, teksa 17-vjeçarja, Enisa Doda bashkë me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari po bënin një xhiro me motor uji në det. Trupi i të miturës u gjet në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu. Një ditë më vonë, u arrestua Indrit Bajraktari, i cili ishte edhe drejtuesi i motorit.

Ky i fundit nuk ka pranuar të dëshmojë para oficerëve dhe ka thënë se do të shprehet vetëm para togave të zeza. Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...