Një ditë e trishtë kjo e sotmja për këngëtarin shumë të dashur për publikun, Sabri Fejzullahun. Këngëtari ka humbur vëllain e tij, Shefki Fejzullahu.

Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë Sabriu me një postim në rrjete sociale, ku shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të shtrenjtë.

“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë. Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi! Shpirti yt u bëftë dritë”, shkruan këngëtari krah fotos ku shfaqet me vëllain e ndjerë.