Prej katër ditësh shqiptarët po torturohen në pikën kufitare të Kakavijës, në pritje për të kaluar në Greqi.

Ata janë shfaqur të lodhur dhe të sfilitur nga pritja në radhët e gjata. Madje një qytetar votues i kryeministrit Rama në zgjedhjet e kaluara, me l ot në sy është shprehur se qeveria shqiptare po i lë njerëzit në rrugë, ndërsa me Serbinë bën marrëveshje.

Ai u shpreh:

Po bëj katër ditë zotëri, kam 1 vjeç fëmijën brenda në makinë, e t’ju vijë turp këtyre se venë bëjnë marrëveshje me serbin, e një milion shqiptarë presin këtu katër ditë. T urp tu vijë kaq, se kam ardhur nga Patra për të votuar këtë h ale.