Ministrja e Mbrojtjes dorëzohet para grekëve: Nuk kemi çfarë të bëjmë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një prononcim për mediat në lidhje me situatën skandaloze që është krijuar në Kakavijë, është shprehur se nuk ka asgjë në dorë në të gjithë këtë katrahurë që është bërë.

Prej dy ditësh ajo shprehet se është në bisedime me qeverinë greke, por deri më tani nuk është bërë asgjë, njerëzit vazhdojnë që të torturohen në kufij.

Xhaçkës duket se më shumë i intereson imazhi i saj personal se sa qytetarët. Ditën e djeshme pas disa videove që qarkulluan në rrjet dhe thuhej që ministria kishte përdorur helikopter për transport nga Kakavija, ministria nuk nguroi për të nisur direkt përgjenjeshtrimin.

Më shumë se sa përgënjeshtrimi i lajmeve të tilla ministria duhet të shikojë të zgjidhë situatën dhe jo të vazhdojë çdo ditë me të njëjtat deklarata që jemi në bisedime, nuk na nevoiten bisedimet, na duhet zgjidhje.

Xhaçka:

Sepse e tillë është metodologjia. Fusin 30 makina, për të menaxhuar dhe për të mos grumbulluar njerëzit. Jemi në një kohë të pazakontë dhe nuk duhet të hiqemi sikur këto masa nuk ekzistojnë. Ka pasur një bisedim intensiv, por nuk është në dorën tonë. Vendimmarrja nuk i takon vetëm të dy shteteve, por është politika e tyre e menaxhimit të pandemisë.

Edhe ata duan më shumë njerëz, por kjo është mënyra sesi kanë zgjedhur ta menaxhojnë. Vazhdojmë komunikojmë për të shtyrë orarin, sot nuk e kemi këtë gartanci, këtu kanë kaluar 70 automjete, ndërsa 2000 të tjera janë në radhë. Deri nësër kur të aplikohet regjimi i ri është e pamundur të kalojnë kaq shumë makina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...