Disa prej grave, emigrante shqiptare nuk e kanë kaluar kot kohën, teksa prisnin në doganën e Kakavijë për të kaluar në shtetin grek.

Disa zonja që kanë zbritur nga mjetet, kanë menduar që të bëjnë diçka të dobishme, ndërkohë që prisnin t’u vinte radha.

Ato kanë zbritur në fusha, siç shihet edhe në foton e publikuar nga OraNews, kanë mbledhur rigon dhe e kanë marrë me vete.

Gjithsesi, situata e rënduar vijon. Tashmë emigrantët kanë hyrë në ditën e katër të pritjes, pasi pala greke ndërpreu punën në orën 22:00.