Një 10 vjeçar u përplas për vdèkje në Kakavijë, zgjohet më në fund Rama, nuk lodhet të shkruajë asnjë fjali, por…

Në një kohë kur një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën në Kakavijë, pasi u përplas nga ambulanca, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar më në fund për kaosin që vijon prej katër ditësh në Kakavijë.

Nuk është lodhur të shkruajë asnjë rresht, nga resortet ku pushon prej dy javësh në jug të vendit, por ka rishpërndarë një njoftim të bërë më parë nga Ministria e mbrojtjes.

Rama në Instagram:

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren.

10-vjeçari u përplas nga një autoambulancë e cila po ecte me shpejtësi në afërsi të fshatit Bularat, teksa ishte duke qendruar në anë të rrugës me nënën e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...