Mali i Zi do të hapë nesër kufijtë për vendet e rajonit duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. “Për të hyrë në Mal të Zi duhet testi i COVID-19”, tha Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dr. Boban Mugosa.

Ky i fundit theksoi se vendimi për hapjen e kufijve është marrë pas situatës së përkeqësuar në turizëm.

Ndërkohë pritet që të përcaktohen edhe detaje të tjera për procedurat që duhet të aplikohen për tu futur në Mal të Zi.