Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka gjetur një zgjidhje brilante për ndjekjen e mësimit në shkolla. I ftuar në studion e “AbcNews”, Beqja u shpreh se nxënësit mund t’i ndjekin mësimet me alternime.

Sipas ish-ministrit, nxënësit mund të shkojnë dy ditë në klasë dhe tre ditë online nga shtëpia.

“Marrëdhënia njerëzore mësues-nxënës është e pazëvendësueshme. Kush ka maturën ose klasën e nëntë duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Mundet të bëhen dy ditë në klasë dhe tre ditë online, por mbetet për t’u parë,”– tha Beqja ndër të tjera.

Por çfarë efekti pozitiv do të kishte kjo metodë? Nëse nxënësit kthehen në shkolla për tre ditë, pse dy ditët e tjera duhet ta ndjekin online?

Ish-ministri mbahet mend për ‘perlat’ e herëpashershme. Gjatë kohës së pandemisë ai bëri thirrje që familjeve të varfra t’ju jepet smartfonë, që të kenë akses në teknologji, ndërsa mbahet mend edhe për deklaratën kur kërkoi uljen e pensioneve.