Ngjarje e trishtë në Kosovë. 3 ditë më parë në Kosovë ka ndërruar jetë një police shtatzënë.

Kjo e fundit humbi jetën, pasi u infektua me koronavirus.

Mediet vendase shkruajnë se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, po nuk arriti të fitonte betejën ndaj COVID-19. Policja shtatzënë shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Të shtunën e kaluar ajo u përcoll për në banesën e fundit.

Ndërkohë, javët e e fundit në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimav. Që prej fillimit të shpërthimi të pandemisë në Kosovë e deri tani, janë regjistruar 341 vik tima dhe 10.419 të infektuar.