Rama inspekton kantierin e rrugës në jug, ‘e djeg’ me Michael Jackson në makinë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme kantierin e punimeve në aksin që do të lidhi Delvinën me Kardhiqin.

Rama thekson se punimet po vijojnë me intensitet të lartë në një terren mjaft të vështirë, por përfundimi i këtij projekti do të sjelli një panoramë mahnitëse për turistët që do të kalojnë në të, si dhe do të shkurtojë ndjeshëm distancën e kryeqytetit me Sarandën.

Ajo që bie në sy nga video-ja e postuar nga kryeministri është muzika që dëgjon Rama teksa po udhëton me makinë. Në sfond dëgjohet hiti i Michael Jackson, “Beat it”.

Postimi i Ramës: Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t’u ofrohet nesër udhëtarëve e turistëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...