Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale lajmin e hidhur të humbjes së babait të tij, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Teksa shpreh dhimbjen për të atin, Bushati shkruan se ai ishte drita udhëheqëse për familjen.

“Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës

së madhe me të cilin jetoi jetën.

Prehu në paqe i shtrenjti ynë!”, shkruan Bushati.

Politiko.al