Deputeti i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bashkim Fino është fotografuar në zonën e ish-Bllokut, teksa shijon kafenë, këtë pasdite të diele.

I veshur sportiv dhe me atlete, Fino, siç shihet nga fotot e publikuara nga Panorama, mban në dorë një puro.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, i cili udhëhoqi me qeverinë e tij për vetëm katër muaj në vitin 1997, siç duket preferon veshjet jo formale gjatë fundjavave.

Në njërën nga fotot, Fino shihet teksa përshëndet dikë me grusht, duke qenë se jemi në kohën e pandemisë së Covid-19.