Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në facebook një video në të cilën shihet një qytetar shqiptar i cili debaton me dy punonjës të Policisë së Shtetit.

Qytetari i thotë policëve se për se nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit gjatë kohës që janë në timon ashtu sikundër e përcakton dhe ligji.

Në atë moment ai është ndeshur me harbutësinë e policit ‘kaubojs’ i cili fillimisht ka tentuar ta shtypë me makinë.

Më pas polici ka dal nga makina dhe i ka marrë telefonin qytetarit në mënyrë arrogante dhe duke i treguar forcën. Për më tepër ndiqni bisedën e tyre dhe videon e plotë:

Qytetari: Vahdo tash a do të më shkelësh? Rripin ku e ke ? Polici: Nuk e kemi rrypin se jemi në shërbim.

Qytetari: Je në lëvizje pa rrip sigurimi, ku shko ti? Mos m’u afro! Rripin ku e ke asgjë personale mos më prek? Polici: Mbaje pak këtu se se ja tregoj unë! Qytetari: Rripin ku e ke? Jam me pashaportë angleze, ma jep telefonin është gjë personale.

Polici: Mos bërtit pse bërtet. Qytetari: Do të të hedh në gjyq! Polici: Në gjyq do të të hedh unë ty! Qytetari: Po hajde më hidh tek ambasada angleze.

sb

Sjellje harbute e narkopolicise ndaj qytetarit qe i kerkon asaj te zbatoje rregullat e qarkullimit. I lumte qytetarit guximtar. sb

Pubblicato da Sali Berisha su Sabato 8 agosto 2020