“Ti nuk do të jesh me vello të bardhë”, do martohej pas ca kohe, vde kja e infermieres në Bejrut përlot botën

E marta e 4 gushtit do të kujtohet gjatë si dita më tra gjike për Libanin. Shpë rthimi i fuqishëm pasditen e të martës ka sho kuar botën. Pas shpër thimit të depove në portin e Bejrutit kanë mbetur të vde kur të paktën157 persona dhe ka palgosur 5 mijë të tjerë.

Mes shumë vik timash përfshihet edhe infermierja 24-vjeçare, Sahar Fares. Sahrah u shoqërua për në banesën e fundit duke ndjekur traditat e dasmave dhe me muzikantë që luanin tinguj ritmike. Ndërsa i fejuari i saj, Gilbert Karaan, mbante mbi supe arkivolin me trupin e pa jetë të së dashurës dhe nga hidhërimi lotët i rridhnin ndër faqe.

“Gjithçka që dëshirove do të bëhet, por vetëm ti nuk do të jesh me vello të bardhë. Ma ke thyer zemrën, dashuria ime. Jeta nuk ka më shije për mua që kur ke ikur ti.”- ka shkruar në rrjetet sociale i fejuari i viktimës para ceremonisë.

Sipas tij, Sarah ishte duke biseduar në telefon me të në momentin e shpë rthimit. Ajo ishte pjesë e ekipit të zjarrfikësve që humbën jetën, pasi shkuan për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.

Më tej Karaan shtoi se Sahrah po i tregonte gjithçka po ndodhte, po i tregonte për flakët masive që kishin përfshirë vendin dhe për gjenden kaotike të krijuar, kur papritur sipas tij, linja u ndërpre dhe lajmin fatal për të fejuarën e mori nga mediat.

“Nusja ime e bukur. Dasma jonë do të zhvillohej më 6 qershor 2021. Në vend të kësaj do të jetë nesër. Unë të kam dashur, të dua dhe do të të dua gjithmonë. Derisa do të ribashkohem me ty dhe të vijojmë rrugëtimin tonë të përbashkët.”- përfundoi ai.

Burimi: Nytimes

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...