Këngëtarja Adelina Thaçi është shëruar nga koronavirusi.

Në fillim të korrikut Adelina deklaroi se është infektuar me COVID-19 dhe tregoi se kishte simptoma si lodhje të madhe të trupit, dhimbje të syve, dhimbje koke dhe qafe. Gjatë kësaj kohe Adelina i ka mbajtur fansat të informuar mbi gjendjen e saj ndërsa tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Këngëtarja ka nisur pushimet në bregdetin shqiptar dhe ka zgjedhur Sarandën për të pushuar. Adelina ka publikuar fotot e para nga plazhi, ku shihet duke marrë rreze dielli buzë detit bashkë me fëmijët.

“Jam e lirë, në Sarandë, me familjen time”, shkruan Adelina ku nënkupton se e ka lënë pas krahëve sëmundjen.