Ekspertja e Turizmit Blerina Ago, ka qenë në një lidhje me skype me Fax neës, ku ka folur për gjendjen e këtij sektori në vendin tonë, pas pandemisë së Covid 19. Ago tha se ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të turistëve, ndërsa shtoi se po pëlqehen ndjeshëm dhe zonat malore, përveç bregdetit.

“Industria e Turizmit do të vazhdojë të vuajë dhe të paktën dy vitet e ardhshme, jemi në një skenar pesimist. Janë shkurtuar vende pune, ka mungesë likujditeti, dhe mungesë të ardhurash për të shlyer taksat dhe detyrimet.

Kishim pritshmëri më të mira, me komlikimin e situatave në Kosvë dhe në vendet e tjera të rajonit, ka bërë që të kemi një numër shumë të ulët. E vetmja shpresë janë turistët vendas, të cilët po zbulojnë pak më shumë për vendin e tyre,. dhe vlerat.

Këtë vit ka pasur një shtim të numrit të turistëve në zonat malore, veçanërisht zona e alpeve por edhe e Vermoshit, Gjirokastrës, nëpër agro turizme, si Berati apo Shkodra. Shohim çdo ditë komente të tilla se sa e bukur është Shqipëria, pjesa e bregdetit është gjithnjë e pëlqyer.

Unë mendoj që të shkosh në mal kushton më pak, por është e vështirëb që të dallohet, varet nga kërkesat e qytetarëve. Fatkeqësisht ka një ulje të çmimeve, sa i takon vendeve turistike, nëse do vijojë që të ulet më tepër kjo do të ndikonte direkt në uljen e cilësisë”, u shpreh Ago.

Sipas saj një nga destinacionet më të lira në jug është Borshi, ndërkohë që dhe në Vlorë mund të ketë zgjedhje të ndryshme, që ofrojnë dhe çmime të mira. Ago tha se qytetarët duhet të kërkojnë menu, sa herë që ulen në restorante, pasi sipas saj më pas mund të përballen me çmime më të larta sesa mundësitë e tyre.

Ago tha se në Dhërmi, dhe në të gjithë hotelet me 5 yje, padyshim që çmimet do të jenë më të shtrenjta, dhe secili duhet të zgjedhë sipas xhepit të tij.