Ish banori i ‘Big Brother’, Vesel Kurtishaj u bë pjesë e spektaklit “Dance with me”, ku fitoi vendin e parë si çift me këngëtaren Albërije Hadërgjonaj. Mirëpo duket se Veseli nuk ka dalë i kënaqur nga kjo eksperiencë televizive.

I ftuar në emisionin Sonte në T7, ai tregoi diçka që publiku nuk arriti kurrë ta mësonte.

Veseli u shpreh se pavarësisht që ishte fitues i çmimit të madh, asnjëherë nuk e ka marrë shpërblimin e merituar.

Për më tepër, ai akuzoi drejtpërdrejt regjizoren e këtij programi Vera Grabockën.

“Në kontratë ka shkruar “çmimi i madh”, por asnjëherë se kam kuptuar se cili ka qenë ky çmim, pavarësisht që kam qenë fitues”, deklaroi Kurtishaj.