Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se të infektuarit aktivë me Covid-19 në Shqipëri, nuk janë në të vërtetë 2735 siç është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Pipero tha se numri i të infektuarve në Shqipëri është dy apo trefish më i lartë, por raportohen aq sepse ata që merren me hetimin epidemiologjik nuk identifikojnë dot të gjithë kontaktet.

“Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund ti konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën”, tha Pipero për Abc News.