Humbi nënën në detin e furishëm, Avdul Rama: E mbajta gjysmë ore gjallë e më vdiq në duar…e lashë ta merrnin dallgët

Avdul Rama, djali që vetëm pak ditë më parë humbi të ëmën për shkak të stuhisë që i zuri në det, ka rrëfyer i përlotur ngjarjen prekëse.

Në një prononcim për Top-Channel, Rama tregon momentet e fundit, teksa ka mbajtur të ëmën për gjysmë ore të gjallë në krahë, por pavarësisht mundimeve nuk ia kishte dalë dot.

I përlotur, i riu tregon se dallgët e përmbysën anijen e re 9 metra të gjate të blerë me borxhe. Rama shton më tej se pas gjysmë ore, pasi kishte parë se nëna e tij kishte mbaruar, e la t’ja merrte deti.

“Në momentin që erdhi stuhia, babai dhe nëna ime kanë qenë brenda në kabinën e pilotimit. Unë kam qenë jashtë, në anë të varkës, kurse shoku ynë ka qenë në fund fare te kapaku te motori. Anija që kur ramë të gjithë u oërmbys. Unë dola i dyti sepse isha në anë nuk kisha problem. Ky shoku kishte dalë. Nëna ishte poshtë.

Do të të them unë i thashë që të kapesh dhe të dalësh sepse anija po mbytet. Kemi ndenjur gjysmë ore mbi ujë mbi varkën e përmbysur. Nëna atje po mabhej tek vinçi në n ujë. Vetëm duart I mbante lart anija. I thashë do mbahesh tek mua, sepse më dukej se e kishim tokën afër, por ishim larguar shumë. E mbajta nënën gjysmë ore të gjallë në krahë, nuk mundesha më.

E pashë dhe e lashë ta merrte deti. Kishte mbaruar. Pashë babain dhe më tha lëre e dil vetë sepse s’ke ç’bën më. Opashë vëllanë me gomone dhe aty dola pastaj,”- shprehet i riu.

Arsen Rama, djali tjetër i tyre nuk doli në det atë ditë, por ka qenë ai që ka kërkuar ndihmë në policinë kufitare, pasi asnjë familjar nuk i është përgjigjur telefonatës së tij kur pa motin e keq.

“I thashë shefit të policisë që të dlaë dikush sepse nuk kishte mundësi. Asnjë telefon s’më dilte i ndezur,”– tregon ai i prekur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...