Historia e mikpritjes ne Theth

Historia e Thethit si pike turistike fillon qe ne vitin e larget 1890 me grupet e ndryshme te organizuara nga prifterijte Franceskane qe vizitonin Thethin ne brendesi te misionit te tyre baritor.

Qe prej vizitave te para ne Theth te gjithe ata qe vinin dhe vizitonin Thethin mahniteshin me bukurite e pashoqe qe iu shfaqeshin para

syve sapo shikonin Thethin. Nga viti ne vit fjala mori dhene dhe vizitoret u shtuan. Ne vitin 1905 Edit’h Durham e portretizon si fshatin me te bukur qe kishte pare deri ate moment. Kjo prej bukurive natyrore qe kishte

Thethi dhe fisnikerise se banoreve qe e priten dhe e percollen deri ne Vuthaj te Malit te Zi ne largimin e saj.
Rreth vitit 1905 pra nisen vizitoret e pare te vinin ne Theth si turista aventurier te cilet akomodoheshin prane Kishes se fshatit. Vit pas viti turistet shtoheshin, dhe keta vinin kryesisht nga

Qyteti i Shkodres, te cileve ju sygjerohej te vinin ne Theth nga mjeket specialist si kure per shendetin e tyre.
Ne kete menyre nisi te zhvidhohet turizmi ne Theth, ku shume familje te zones ndertuan miqesi familjare me familje nga qyteti i Shkodres, kryesisht nga familje te lagjeve Gjeçaj dhe

Okol, ku disa familje qe kishin dhoma te lira ne ate kohe e lironin gjate veres per miqte nga qyteti. Shtepite e para qe kane pritur mysafire nga Shkodra kane qene familja e Vat Nikes dhe Dede Ndrethit ne Gjeçaj dhe e Sadri Lukes ne Okol.

Kjo marredhenie u nderpre me vendosjen e regjimit Komunist qe nuk e lejoi me organizimin e lire te turizmit.
Gjate viteve te komunizmit turizmi organizohej nga vet shteti dhe per kete ne Theth u ndertua nje shtepi pushimi qe i sherbente familjeve puntore qe vinin ne

Theth te organizuara nga shteti Komunist. Gjate kesaj kohe banoret e Thethit punonin ne bujqesi dhe ata qe punonin ne turizem perzgjedheshin nga shteti dhe per kete duhet te kishin ‘biografi’ te mire.
Pas viteve 1990 ish kampi i puntorve u mbyll dhe turistet u larguan

fare nga Thethi. Shenjat e para te rikthimit te turizmit ne Theth ishin ne vitin 1996 ku pati nje nxitje te turizmit nga nje shoqate Holandeze. Ky rifillim u shkeput perseri nga revulucioni i 1997 ku Shqiperia u mbulua nga lufta civile dhe kjo situate vazhdoj deri ne vitin 2001, kur Antonia Young ndertoi nje projekt te quajtur Balkan Peace Park ku lidheshin Thethi,

Valbona, Plave e Guci deri ne Rugove dhe me kete rast nisi rikthimi i turisteve perseri. Rreth vitit 2005 Zyra per Kooperim e Zhvillim e Qeverise Gjermane (GIZ) implementoi nje projekt per te mbeshtetur rregullimin e disa shtepive te fshatit per t’u pershtatur si shtepi pritese per turista, bujtina, per te pritur turistet e pare dhe ne kete menyre nisi nje rruge e bukur dhe e gjate per permiresimin e kushteve ne

Theth dhe pershtatjen e tij si nje fshat turistik.
Hiking Albania AlpsNga viti 2005 e ne vazhdim ka nisur ristrukturimi i shtepive pritese ne Theth dhe deri me sot, ne nje hark kohore prej rreth dhjete vitesh,

ka patur nje ndryshim rrenjesore. Ne kete menyre sot ne Theth ka me shum se 400 shtreter kapacitet akomodues ne nje nate ne te tre zonat ku akomodohen turistet, ne Kaprre, ne Nderlyse dhe ne Theth ku mbetet destinacioni me i preferuar. Sot ne Theth ka me shum se 20 shtepi qe presin turiste, shumica te perqendruara kryesisht ne qender te fshatit.

Ne Theth nuk ka hotel me kushtet te standartit te larte por vetem bujtina me kapacitet maksimal 5 deri ne 10 dhoma. Secila prejt tyre investon vit pas viti ne permiresimin e kushte duke rritur keshtu standartin e tyre pak e nga pak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...