Edhe e shtuna do të jetë e pafavorshme për pushuesit e qyteteve bregdetare në vend. Sinoptikanët thonë se moti do të rezervojë orë me diell të dielën, ndërsa nesër priten reshje shiu dhe vranësira.

Ja njoftimi nga meteorologët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

“Sa i përket ditës së Shtunë vendi pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Edhe pse dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare me kalimin e orëve ato bëhen të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut bëhen prezente fillimisht në zonën e juglindjes dhe prej orëve të mesditës shtrihen në pjesën më të madhe të vendit (përjashtuar zona e veriperëndimit).

Reshjet do të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet kodrinore, malore edhe në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër.”, thuhet në njoftim.