Erla Mehilli flet për marrëdhënien me bashkëshortin e saj Keltis Krujën dhe se nuk pëlqen stilin e Spiropalit

Megjithëse nuk del shumë në media, Erla Mëhilli nuk është një emër i panjohur për publikun dhe botën e politikës. Zëdhënësja e ish-kreut të PD-së, Sali Berishës, Erla Mëhilli ka qenë e ftuar

në “Pushime on Top” ku ndër të tjera ka zbuluar detaje interesante nga bashkëjetesa me ish -deputetin, Keltis Kruja.

“Ne funksionojmë dhe jemi bashkë sepse nuk jemi romantik as njëri, as tjetri,”- u shpreh Erla.

Por kush bën më shumë dhurata?

“Keltit edhe kur i duhet diçka nuk shkon në dyqan ta blejë, ja zgjedh unë, ndërsa unë e kam me qejf t’i bëjë dhurata vetes me lekët e Keltit, kështu që me rregull treshi i bie që ai bën më shumë dhurata”.

Mëhilli ka treguar po ashtu se me ardhjen një jetë të djalit të dytë, Kelti e ka ndihmuar më shumë edhe pse panolinat e bebit nuk i ka ndërruar kurrë.

Po ashtu, s`mund të kalonrte pa folur dhe për politikë. Erla ka treguar se cilat janë gratë e PS dhe PD që i pëlqejnë.

“Aktualisht të them të drejtën zor se gjej, sepse politika e sotme po shkon drejt këtyre individëve që nuk mendojnë ndryshe nga kryetari. Por më ka pëlqyer zv/ministrja e financave, Irena Beqiraj. Nuk më pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerinës, ndërsa nga PD-ja më pëlqen Jorida Tabaku, është shumë punëtore, ambicioze, e kam edhe mikeshë”, ka thënë Mëhilli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...