Gjermania bën të detyrueshëm testimin për koronavirus për këdo që kthehet nga vendet e rre zikut. Vendimi do të hyjë fuqi në datën 8 gusht.

Nga kjo datë, gjithë ata persona që kthehen nga vendet me rre zikshmëri të lartë inf ektimi me Covid-19, do të mund të testohen falas në aeroport.

Në listën e vendeve të rre zikut është edhe Shqipëria dhe Kosova. Madje nga këto vende po shkojnë në Gjermani një numër i konsiderueshëm të inf ektuarish.

Gazeta FAZ shkruan se për tre ditët e fundit të korrikut, nga Kosova kanë shkuar në Gjermani plot 608 persona të infe ktuar, numër rekord me diferencë të theksuar nga vendet e tjera. Kurse nga Shqipëria kanë shkuar 47 persona.

Kjo tregon se situata në Shqipëri dhe Kosovë duhet të jetë e fr ikshme, për shkak se testimet janë tejet të pakëta. Për krahasim, gjatë kësaj periudhe, në Gjermani kanë hyrë 27 të inf ektuar nga Holanda, 20 nga Franca dhe 20 nga Austria.