Dy persona, drejtuese mjetesh janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, mësohet se në rrugën e Rinasit mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:40, dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.