Ish-kryeministri Fatos Nano ka preferuar që pushimet e kësaj vere t’i kalojë brenda vendit, të paktën deri më tani.

Ai ndodhet, nën shoqërinë e bashkëshortes dhe disa miqëve të tij në plazhin e Qerretit, i distancuar nga njerëzit e tjerë dhe baret e zonës përreth.

Prej kohësh, ish-lideri historik i Partisë Socialiste, ka hequr dorë nga daljet e tij në media, ndërsa edhe roli në politikë ka ardhur gjithnjë duke u zbehur, teksa kujtojmë se nuk shkoi në Kongresin e fundit të PS-së , edhe pse ftesa i shkoi në derë.

Hera e fundit që emri i Nanos është lakuar në media, është mesi i qershorit kur atij dhe bashkëshortes Xhoana iu bënë testet për Covid-19, teste të cilat rezultuan negativ.