Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme 15 raste të reja me koronavirusi në qytetin e Durrësit.

Mësohet se nga 15 të infektuarit, 4 janë anëtarë të një familje. Bëhet me dije se njëri nga anëtarët e familjes punonte në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), ku dyshohet se është prekur nga koronavirusi, më pas ka infektuar edhe familjen.

Ndërsa personat e tjerë të infektuar janë kontaktet të rasteve më para.

Kujtojmë që vendi ynë prej ditësh ka shfaqur një numër të lartë të infektuarish dhe viktimash. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 6 persona kanë humbur jetën nga koronaviruis, ndërsa u shënuan dhe 127 raste të reja.