Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero i ftuar në A2 foli për zhvillimet më të fundit në vend për shkak të koronavirusit.

Lidhur me denoncimet e ditëve të fundit për mungesën e informacionit për familjarët e pacientëve me Covid dhe mungesën e informacionit, Pipero tha se diçka e tillë nuk ekziston pasi mjekët e kanë detyrim t’iu tregojnë atyre për gjendjen e të afërmve të tyre.

“Nuk ka mungesë transparence. Informimi i qytetarëve për pandeminë dhe informacioni i familjarëve për personat e shtruar është detyrim dhe duhet ta ushtrojmë të gjithë. Familjarët e kanë marrë informacionin nga të gjithë mjekët herë pas here.

Fotot e sotme janë një moment i shkëputur. Por të gjithë ne e kemi obligim për të njoftuar familjarët pasi kemi një protokoll si e gjithë bota”, u shpreh Pipero.