Arnold Schwarzenegger ka festuar 73-vjetorin dhe ka mbledhur pothuajse të gjithë familjen për një festë të vogël. Ka qenë djali Patrick që ka publikuar në rrjetin social Instgram foto ku shfaqet aktori i hollyëwood përpara tre tortave të ditëlindjes.

Së bashku me të ish bashkëshortja Maria Shriver dhe fëmijët Christopher, Katherine dhe Christina. Ka munguar në këtë festë Joseph, djali që ka lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore mes protagonistit të ‘Terminator’ dhe ish shërbëtores së shtëpisë.

Djali ka lindur nga një takim klandestin i ndodhur në 1997 mes yllit dhe atëherë shërbyeses së tij, Mildred Patricia Baena. Vetëm në 2011, pas zbulimeve të bëra publike nga Los Angeles Times, Schwarzy kishte pranuar se ishte babai, duke njohur zyrtarisht Joseph si djalin e tij.

Kjo situatë solli divorcin me Maria Shiver. Joseph nuk ishte prezent në festë në shtëpisë e Schwarzenegger, por disa ditë më parë ka dashur të festojë ditëlindjen e babait të tij me një imazh prekës të ndarë në rrjetet sociale, foto e një prej përqafimeve të para baba/bir, të nxjerrë nga albumi i kujtimeve.

Fotoja familjare është shkrepur nga Chris Pratt, bashkëshorti i vajzës së Arnold, Katherine.