Pas përvëlimit të ditëve të fundit të korrikut dhe fillim gushtit, më në fund do të kemi reshje shiu.

vranësirat e para priten mbrëmjen e së martës, një ditë kjo ku termometri sipas metoalb regjistroi temperaturën maksimale 38 gradë celcius.

Vranësirat do të vijojnë edhe gjate së enjtes ndërsa moti do të përmirësohet në fundjavë.

Me ardhjen e vranësirave, temperaturat do të zbresin me 6 gradë por sipas meterologes së meteoalb Adiola Bani kjo do të jetë një situatë e përkohshme.

Pas mesnatës priten vranësira edhe në Kosovë e në Maqedoninë e veriut ku do të ulen ndjeshëm temperaturat.