Gazetarët e “Ora News” gjatë transmetimit të një emisioni vendosën që të dilnin në skenë me një kryq të vendosur në gojë për të simbolizuar pengimin e fjalës së lirë.

Ky veprim është ndërmarrë në formë proteste, ndaj sekuestrimit të pasurisë së pronarit të tyre Ylli Ndroqi, ndërkohë që nuk dihet nëse media do të vijojë ende transmetimin.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, sekuestroi sot pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora Neës, Ylli Ndroqi. SPAK thotë se familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali.