“Duan të ndërtojnë resorte”/ Zjarret në vend, flet kreu i Emergjencave Civile: Policia të reagojë në kohë

Njësoj si zv.kryeministri Erion Braçe, edhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka konfirmuar se ka informacionet se në zonat ku kanë rënë zjarre fshihen interesa personale të bizneseve,

për t’i kthyer këto toka në resorte turistike. Në një lidhje telefonike në Report Tv, Çako i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të intensifikojnë punën për identifikimin e autorëve.

“Kemi informacione dhe i bëjmë thirrje policisë së Shtetit të intensifikojnë punën e tyre për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona”, iu përgjigj Çako pyetjes së gazetarit të Report Tv, Besard Jacaj.

Nga ana tjetër, ai është shprehur edhe i pakënaqur me punën e disa bashkive, duke deklaruar se “kujtohen kur bie zjarri që duhet të shtojnë kapacitetet për përballimin e këtyre situatave”.

Nisur nga fakti se kjo është një situatë e përsëritur çdo verë, Çako tha se kjo gjë nuk do të tolerohet. Ndërkohë, sqaroi se zjarret kanë rënë në sipërfaqe me shkurre dhe fatmirësisht nuk ka pasur zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që janë djegur.

“E kanë në kontroll deri diku, por herë pas herë merr përmasa te shkurret masive të thara. Iu bëj thirrje qytetarëve, subjekteve, të rrisin vëmendjen dhe të angazhohen për t’u bërë pjesë jo vetëm vullnetarisht për të parandaluar zjarrin, se është një fatkeqësi dhe prevalon për shkak të pakujdesisë apo iniciativave kriminale.

Zjarri është një fenomen natyror, në bazë të ligjit u bëj thirrje kryetarëve të Bashkive të rrisin kapacitete e tyre dhe të investojnë për të përmirësuar flotën dhe nivelin e reagimit të parandalimit të zjarrjeve, se shpesh kujtohen në pikën e verës apo kur kanë rënë zjarre. Nuk ka zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që janë përfshirë nga zjarri”, përfundoi Çako./shqiptarja

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...